Britania e Madhe të shtunën e ka mposhtur Spanjën 4:0, në ndeshjen hapëse të Grupit A në hokej, në Lojërat Olimpike të Parisit.
Dy gola i shënoi Gareth Furlong, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Nicholas Park dhe Rupert Shipperly.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBritania e Madhe, e udhëhequr nga David Ames i Irlandës së Veriut, synon të sigurojë medaljen e parë të artë olimpike, qëkur triumfoi në vitin 1988.
Britania e Madhe do të takohet me Afrikën e Jugut të dielën në mbrëmje në ndeshjen e radhës, para se të përballet me Holandën. Më pas ballafaqohet edhe me Francën nikoqire dhe kampionen e botës, Gjermaninë. Katër skuadrat e para të të dyja grupeve avancojnë në çerekfinale. Dy të tjerat largohen nga gara. Secili grup përbëhet nga gjashtë përfaqësuese.
Fitore në Grupin B shënuan edhe Belgjika dhe Argjentina. Kampionia në fuqi e Lojërave Olimpike në këtë sport, Belgjika, e mposhti Irlandën 2:0, kurse Australia e mposhti Argjentinën, 1:0.