Alarm për bombë ka pasur në Paris të premten pasi policia ka hasur në një “objekt të dyshimtë”, në afërsi të arenave ku po zhvillohen Lojërat Olimpike.
Zona përreth stacionit të trenit në “Porte de Paris” në Saint-Denis është rrethuar nga policia, ndërsa po pritet ardhja e ekipit të specialistëve të bombave, raporton “Bild”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy stacion që është afër stadiumit “Stade de France” ku po zhvillohen Lojërat Olimpike, është mbyllur për shkak të rrezikut.
Stadiumi ka qenë i zbrazët kur u lajmërua për bombë në pasditen e të premtes.
Sesioni i parë i Lojërave në këtë vend u mbyll në orën 13:00, ndërsa ai i pasdites ishte vendosur të fillojë në orën 17:40, kur qindra adhurues të sportit do të shkonin drejt stadiumit sërish.
Ende nuk dihet nëse të gjitha garat e Olimpiadës në këtë pjesë do të zhvillohen sipas planit.