Pikërisht në përvjetorin e tragjedisë së djaloshit më 21 mars, i cili ishte i fundit që ndërroi jetë nga 16 viktimat si pasojë e rrëzimit të strehës në Novi Sad, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, organizoi një miting të turpshëm dhe të sëmurë politik në Beograd, në prag të zgjedhjeve lokale në 10 komuna.
Ishte një tubim i njerëzve me shpirt të vrarë, të sjellë me kolona të pafundme autobusësh. Nën kërcënime dhe shantazhe, të punësuar në ndërmarrje publike, përfitues të ndihmës sociale dhe, natyrisht, pensionistë të manipuluar, të paguar – siç u dëgjua – me nga dy deri në tre mijë dinarë, përkatësisht 20–30 euro.
Tribunat ishin plot me një “lumturi” për edhe një cirk poshtërues të organizuar nga, siç tha dikush, “mashtruesi i çmendur me letra”, një lider i dështuar tifozësh, për të cilin Arkan ishte model në tribunat e klubit të futbollit Crvena Zvezda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu, Beogradi të shtunën, më 21 mars, u shndërrua edhe në një strehë për “të gjitha llojet e kriminelëve, shpirtrave të humbur dhe mendjeve të degjeneruara”, të uritur dhe të shantazhuar, të cilët nga e gjithë Serbia erdhën me urdhër për të brohoritur për Aleksandar Vuçiqin.
Asgjë më i mirë se dëshpërakët në Korenë e Veriut. Nga të gjitha marrëzitë dhe gënjeshtrat që edhe kësaj here i tha “udhëheqësi i madh” masës irracionale para tij, ai nuk tregoi se kush e paska sulmuar Serbinë nga jashtë dhe kush e paska bërë këtë nga brenda. Dhe kurrsesi nuk po tregon cilat janë ato shtete që duan të godasin Serbinë, organizatat apo njerëzit – apo do të mbetet kjo edhe më tej një rrëfim iluzionist dhe i sëmurë i diktatorit për rëndësinë e tij të rreme.
Megjithatë, nuk ekziston askush që e ka sulmuar Serbinë më shumë se ai dhe regjimi i tij mafioz i SNS-it dhe që e ka plaçkitur atë në të gjitha segmentet. A është vallë ky, siç tha një lider opozitar, “cirk nazist dhe nacionalist” në Beograd, gjithçka që ai mundi të mbledhë nga Serbia – këta 22.484 “njerëz” – për t’i paraqitur si makinerinë e tij të votave që edhe kësaj here do të fitojë me rezultat 10:0?
Është interesante gjithashtu se si ky president i “gjithëditur” arriti që në një hapësirë ku fizikisht mund të hyjnë 24.000 njerëz, të “fusë” 70.000. Bravo, Vuçiq – pshurr mbi ligjet e fizikës.
Sipas dëshirave dhe urdhrave të tij, natyrisht që do të ndodhë sërish një “fitore historike”, kur serbët e tij nga Republika Srpska dhe nga Kosova të vijnë më 29.03.2026 dhe të japin votën e tyre për “Sauronin serb”, Aleksandar Vuçiq, mitingjet e të cilit janë bërë paradigmë e tubimeve naziste. Kjo “ushtri votuesish” e Vuçiqit funksionon si një forcë totalitare e bazuar në frikë, detyrim dhe bindje absolute.
Kjo është mënyra për ta ngritur “udhëheqësin suprem”, i cili është “njëkohësisht” kandiduar si këshilltar në të gjitha 10 komunat dhe për të gjitha funksionet e mundshme në nivel lokal dhe shtetëror. Dhe në të vërtetë, është e kotë të përshkruhen ata njerëz në tribuna dhe rreth tyre, si dhe të gjithë të tjerët që “ndizen” nga tiradat e pafundme dhe boshe të Aleksandar Vuçiq, si dhe gjithçka që “zotëria i unazave” tha të shtunën.
Më mirë është të shtrohet pyetja: kush dhe sa e pagoi këtë shfaqje estrado-politike, ku si paragrup për “muzikantin publik” performuan yje të zbehura folk të SNS-it. Por tashmë të gjithëve u është bërë e qartë se edhe kjo farsë tragjikomike zgjedhore është vetëm një tjetër betejë për pushtetin e Aleksandar Vuçiq, për të cilin zgjedhjet lokale të ardhshme janë më të rëndësishme se të gjitha të mëparshmet që i kishte të sigurta.
Por duket se më nuk do të jetë kështu, edhe pse ai mbetet ende favorit. Sepse disa gjëra kanë ndryshuar ndërkohë: disa njerëz janë çliruar nga frika dhe ai, së bashku me të tijtë, u janë bërë shumëkujt të padurueshëm. Në qytetet ku jo shumë kohë më parë i “rrëmbeu” fitoret, ai nuk guxon të shkelë pa 20 unaza sigurie.
Në Beograd u detyrua të krijojë një kamp paramilitar para vendit të punës dhe aty ende qëndrojnë ato çadra të turpshme dhe rrethimi rreth Presidencës. Në botë është i përçmuar dhe nuk ka më adresa ku mund të drejtohet. Në krizën e re energjetike u detyrua të ulë akcizën grabitqare mbi karburantin.
Dhe kjo është pak. Përplasja me Bashkimin Evropian do ta lërë pa fondet e tyre. Në Kosovë, akti i tij i fundit i kapitullimit është integrimi i shëndetësisë dhe arsimit serb në sistemin kosovar. Edhe aplikacioni famëkeq SKAJ është bërë “kutia e zezë” e regjimit të tij, prej së cilës herë pas here rrjedh diçka. Dhe kështu me radhë.
Dhe çfarë i ka mbetur? Një njeri me një mijë probleme, shumicën prej të cilave i ka krijuar vetë, u detyrua të organizojë një shfaqje nga e cila do të paraqitej si njeri i zgjidhjeve. Dhe për këtë ai nuk guxon të humbasë, sepse Aleksandar Vuçiq është kandidat i SNS-it dhe koalicionit kudo. Kjo do të ishte një humbje e tij personale edhe sikur të humbte zgjedhjet në një fshat, e lëre më në zgjedhjet komunale – zgjedhje “të jesh a të mos jesh”.
Një njeri me një strukturë të tillë mendore nuk do të mund ta përballonte këtë. Dhe kjo është tani brenga e tij më e madhe: të mos përjetojë rënien. E rënia e tij është rinia, pas së cilës po shkon populli – e jo errësira totalitare.
(Autori është gazetar serb)