Të shtunën në “Nëpër Film” bashkëbisedojmë me producentin e “Ikonë Studio, Valon Bajgora. Në këtë intervistë ai shpalos detaje rreth filmit të metrazhit të gjatë “Dua”, me regji e skenar të Blerta Bashollit, i cili nga e shtuna, për 35 ditë, do të xhirohet nëpër lokacione të ndryshme të kryeqytetit. Filmi është një dramë “coming of age” e vendosur në Kosovën e viteve 90-të, e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores. Përmes historisë së një adoleshenteje introverte, “DUA” trajton kërkimin për identitet në një periudhë të ndërlikuar politike, ku popullsia kosovare përballej me shtypjen nga regjimi serb dhe shkollimi zhvillohej në mënyrë të fshehtë.
Nga skena e Hollywoodit sjellim një material nga premiera e filmit, “Jay Kelly”, në Festivalin e filmit në New York. Për projektin flasin protagonistët, George Clooney dhe Adam Sandler.
Ndiqeni edicionin e të emisionit “Nëpër Film”, të shtunën në ora 16:30!