Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Zekaj i pesti në Sofje

Shpati Zekaj

Përditësim, 16:30 - Shpati Zekaj ka mbetur pa medalje në European Open në Sofje.

Shpati luftoi për të bronztë në kategorinë deri 100 kilogramë. Pësoi nga Rares Arsenie i Rumanisë. Ai fitoi me mbërthim.

Shpati Zekaj e mbylli garimin me dy fitore e dy humbje.


Zekaj ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Shpati Zekaj është ndalur në gjysmëfinale të European Open të xhudos në Sofje të Bullgarisë.

Edhe Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë Sport 1 d. më parë Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë

Në kategorinë deri 100 kilogramë, Shpati pësoi nga xhudisti bullgar Boris Georgiev. Deri në gjysmëfinale, 25-vjeçari Zekaj i kishte dy fitore. Fitoi ndaj një bullgari dhe ndaj një hungarezi.

Për medalje të bronztë do të luftojë me Rares Arsenie të Rumanisë.