Luftarake

Selmani vazhdon me fitore në Botërorin e karatesë

Islam Selmani

Përditësim, 18:50 - Karateisti Islam Selmani ka vazhduar me fitore në Botërorin e karatesë që po mbahe në Kajro të Egjiptit. 

Pasi kaloi me sukses grupin, Selmani, fitoi edhe luftën e radhës të enjten mbrëma. Mposhti karateistin nga Rumania, Ehan Tornaci, 6:1 dhe siguroi kalimin në tetë më të mirët.
Të shtunën do ta ketë luftën e radhës. Do të përballet kundër japonezit, Hiromu Hashimoto. 
Ndërkohë, karateisti tjetër i Kosovës, Betim Maliqi, u eliminua pasi nuk kaloi me sukses grupin e tij në kategorinë deri 75 kilogramë. 
Ndërkohë, Vlera Qerimi e kategorisë deri 68 kilogramë garon të premten.


Selmani kalon grupin në Botërorin e karatesë

Karateisti i Kosovës, Islam Selmani, ka kaluar me sukses grupin në Botërorin e karatesë.

Botërori i Karatesë po mbahet në Kajro të Egjiptit, ndërsa i pari në garë u paraqit Islami. Ai në kategorinë deri 60 kilogramë kaloi tri garues.

Në lufën e parë eliminoi garuesin nga Venezuela, Jhoisber Chataing, me rezultat 3:3. Më i mirë se kundërshtari I tij ishte edhe në luftën e dytë. Ai eliminoi garuesin nga Turqia, Eray Sandan, me rezultat 3:1, kurse kalimin si i dyti i grupit e siguroi pasi mposhti garuesin nga Kirgistani, Bekzhan Kalykov. “Përballja e radhës fillon në orën 17:30, ku do të ndeshet me garuesin nga Rumania, Erhan Tornaci”, shkruan Federata e Karatesë e Kosovës.

Betim Maliqi do t’i nis garat në ora 16:20. Ai garon në kategorinë deri 75 kilogramë.

Ndërkohë, Vlera Qerimi e kategorisë deri 68 kilogramë garon të premten.

Karateisti Orges Arifi nuk e ka kaluar me sukses grupin e tij në kategorinë deri 60 kilogramë.