Luftarake

Qerimi kualifikohet në Botërorin e karatesë

Vlera Qerimi

Karateistja Vlera Qerimi është kualifikuar në Botërorin që mbahet nga 27 deri më 30 nëntor në Kairo të Egjiptit. 

Pas Betim Maliqit e Islam Selmanit, Qerimi siguroi kualifikimin në Botëror të dielën. 

Ajo doli fituese në luftën për kualifikim kundër karateistes greke, Konstantina-Evaggelia Peppa. Në kategorinë deri 68 kilogramë, Qerimi fitoi grupin e saj para se të përballej me greken Peppa.
Në grup ishte më e suksesshme se braziliania Cailane Alcantaa dhe karateistja nga Ekuadori, Amy Lopez.

Turneu kualifikuese për Botëror u zhvillua në Paris. Krahas Qerimit, u paraqitën edhe shtatë karateistë nga Kosova. Por garat e tyre i mbyllën pa sukses.