Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi janë ndalur në luftën e parë në Kampionatin Evropian të karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Orana e kategorisë mbi 68 kilogramë humbi 7:2 nga karateistja e Belgjikës, Ophelie Mulolo.

Në luftën e parë u ndal edhe Vlera Qerimi e kategorisë deri 61 kilogramë. Ajo u mposht 2:1 nga karateistja e Maqedonisë së Veriut, Angela Mojsovska.

Në xhiron e parë në kata u ndal edhe Alma Loki. Ajo u eliminua nga ukrainasja, Halyna Zaporozhchenko.

Ndërkohë, Jakup Ajdari ka kaluar një me sukses luftën e parë. Në kategorinë deri 84 kilogramë eliminoi garuesin nga Greqia, Konstantinos Mastrogiannis. Në luftën e dytë punë do të ketë me çekun, Jachym Tinavsky.

Në tatami do të paraqiten edhe Elmedina Istogu e kategorisë deri 61 kilogramë dhe Betim Maliqi i kategorisë deri 75 kilogramë.

Maliqi në gjysmëfinale të Evropianit

11 o. më parë / 7 maj 2025 18:17
Betim Maliqi

Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, ka siguruar paraqitjen në gjysmëfinale të Evropianit që po mbahet në Yerevan të Armenisë. 

Maliqi në raundin e katërt mposhti karateistin nga Ukraina, Andrii Zaplitnyi.

Ukrainasi mori pesë vërejtje dhe fitorja i takoi Maliqit. 

Ai më herët kaloi me sukses kroatin Ivan Martinac, dhe rumunin, Gabriel Aurelian Iodache. 

Ai po garon në kategorinë deri 75 kilogramë
Maliqi ishte i lirë në xhiron e parë.

Maliqi fiton edhe luftën e dytë

11 o. më parë / 7 maj 2025 17:43
Betim Maliqi

Pasi kaloi me sukses kroatin Ivan Martinac, karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, mposhti edhe bindshëm 8:0 karateistin rumun, Gabriel Aurelian Iodache. Ai po garon në kategorinë der 75 kilogramë në Evropianin që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Maliqi ishte i lirë në xhiron e parë. 

Në xhiron e katërt do të ketë punë me ukrainasin, Andrii Zaplitnyi.

Betim Maliqi kalon në raundin e tretë

12 o. më parë / 7 maj 2025 16:54
Betim Maliqi

Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, e ka kaluar me sukses luftën e parë në Evropianin që po mbahet në Yerevan të Armenisë. 

Ai në kategorinë deri 75 kilogramë mposhti kroatin Ivan Martinac 2:1. 

Maliqi ishte i lirë në xhiron e parë.

Ajdari humb nga armeni në përsëritje të luftës

12 o. më parë / 7 maj 2025 16:49
Jakup Ajdari

Jakup Ajdari mposhti karateistin nga Armenia, Gor Nersisyan. Por lufta e kategorisë deri 84 kilogramë ndërmjet Ajdarit dhe armenit, u përsëri. Luftën e përsëritur e fitoi armeni Nersisyan dhe kështu bëri vend në gjysmëfinale të Evropianit të karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë. 

Ajdari siguron repesazhin, nëse armeni mposht kroatin Ivan Kvesiq.

Istogu mposhtet në luftën e dytë

13 o. më parë / 7 maj 2025 16:30
Elmedina Istogu

Elmedina Istogu ka kaluar me sukses xhiron e parë në Evropianin e karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë. 

Istogu e kategorisë deri 61 kilogramë mposhti 4:2 sllovaken, Anna Vaczy. 

Por, e humbi 11:5 luftën e dytë nga karateistja rumune, Mihaela Miruna Malauta.

Ajdari në gjysmëfinale të Evropianit të karatesë

14 o. më parë / 7 maj 2025 15:18
Jakup Ajdari

Jakup Ajdari ka shënuar tjetër fitore në Evropianin e karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë. Ajdari i kategorisë der 84 kilogramë mposhti në luftën e tretë karateistin e Armenisë, Gor Nersisyan.

U zhvillua luftë e fortë në tatami në mes karateistit Jakupi dhe atij armen. Nersisyan kishte edhe përkrahjen e shikuesve, por Ajadri në fund fitoi luftën 3:2.

Ai më herët fitoi kampionin evropian të vitit të kaluar, grekun Konstantinos Mastrogiannis, Jakup Ajdari si dhe çekun, Jachym Tinavsky. I duhet edhe një fitore për të kaluar në finale.

Ajdari fiton edhe luftën e dytë

14 o. më parë / 7 maj 2025 14:47
Jakup Ajdari

Pasi kaloi kampionin evropian të vitit të kaluar, grekun Konstantinos Mastrogiannis, Jakup Ajdari fiton edhe luftën e dytë.

Ajdari i kategorisë deri 84 kilogramë mposhti  çekun, Jachym Tinavsky.

Evropiani i karatesë po mbahet në Yerevan të Armenisë.