Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Mundësi i Kosovës mposhtet 11:0 në Botërorin në Tiranë

Mundje

Në Tirnaë po zhvillohet Kampionati Botëror i mundjes për kategoritë joolimpike. Kosovën në këtë Botëror e prezantoi mundësi Egzon Shala, që të mërkurën paradite garoi në kategorinë deri 92 kilogramë.

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në xhiron e parë, Shala e kishte përballë zviceranin Samuel Scherrer. Prej tij pësoi me rezultat 11:0.

Ky Botëror nuk e ka vlerën e zakonshme për faktin se kategoritë nuk janë olimpike dhe po ashtu olimpistët nga Parisi 2024 nuk marrin pjesë.