Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Luftëtari i MMA-së qëllohet me pesë plumba, nuk është në rrezik për jetën

Timur Khizriev

Timur Khizriev

Luftëtari i Arteve Marciale të Përziera (MMA), Timur Khizriev është qëlluar me pesë plumba të martën në Makhachkala të Dagestanit në Rusi.

Khizriev është kampion i serisë PFL nga viti i kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave ruse, në drejtim të luftëtarit Khizriev është shtënë kur ai doli nga vetura në afërsi të një ndërtese në kryeqendrën e republikës ruse të Dagestanit. Pesë plumba e kanë qëlluar, por Khizriev megjithatë nuk është në rrezik për jetë. Ai është i shtrirë në spital me lëndime të shumta.

Sipas mediave ruse arma prej të cilës është shtënë ëhstë pistoletë traumatike. Bëhet fjalë për armë zjarri që zakonisht qëllon me plumba gome ose fishekë të tjerë më pak vdekjeprurës të projektuar për vetëmbrojtje ose kontroll të turmës.

Në video shihet luftëtari duke u përleshur me njërin prej dy sulmuesve.

VIDEO: