Akil Gjakova ka zhvilluar luftë të jashtëzakonshme prej 16 minutave me legjendën e xhudos, gjeorgjianin Lasha Shavdatiashvili.
Pas një përballje titanësh dhe shumë interesante, fitore në minutën e 17-të shënoi gjeorgjiani. Dy prej më të mirëve të kategorisë deri 73 kilogramë u përballën në çerekfinale të Evropianit në Podgoricë. Tani Akili vazhdon në repesazh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLufta me Lashan ishte shumë e fortë e shumë sfiduese. Dy xhudistët kanë shpenzuar energji të madhe dhe mezi qëndruan në këmbë në minutat e fundit.
Një luftë në xhudo zgjat 4 minuta e më pas është koha shtesë. Rrallë ndonjë luftë shkon në 10 minuta.