Flaka Loxha do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Prix të xhudos në Zagreb.
Në kategorinë deri 57 kg, Flaka shënoi dy fitore kurse u ndal në çerekfinale nga bartësja e parë, serbja Marica Perishiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë repesazh e mposhti francezen Ophelie Vellozi. Për të bronztë lufton me xhudiste nga Zvicra.
Loxha në çerekfinale në Zagreb
Flaka Loxha i ka kaluar dy kundërshtare në Grand Prix të xhudos në Zagreb.
Fillimisht xhudistja kosovare fitoi ndaj Yamini Mourya të Indisë me Ippon për 1:22 sekonda.
Më pas e mposhti me “Yuko” italianen Michela Terranova.
Flaka po garon në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa në luftën e tretë përballë e ka bartësen e parë, serben Marica Perishiq.
Në 57 kg garoi edhe Fationa Kasapi që u ndal në luftën e parë.