Laura Fazliu e ka filluar me paraqitje bindëse garën Grand Prix në Linz të Austrisë.
Pas dy aksioneve për “Yuko”, Laura realizoi fitore me “Ippon” ndaj xhudistes së Sllovenisë, Leila Mazouzi. Lufta i takoi xhiros së dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLaura është bartëse e dytë e kategorisë deri 63 kilogramë dhe pretendente për medalje.
Në Grand Prix të Austrisë po garojnë 479 xhudistë nga 59 vende.
Laura në finale, fiton me superhedhje
Laura Fazliu ka vazhduar me superformë në Grand Prix në Linz të Austrisë.
Në gjysmëfinale e mposhti bindshëm gjermanen Sara-Joy Bauer.
Ndaj saj realizoi fillimisht uazari e më pas me superhedhje siguroi fitore me Ippon.
Laura do të paraqitet në finale të kategorisë deri 63 kilogramë.
Laura me fitore impresive edhe ndaj kroates Cvjetko
Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale në Grand Prix në Linz të Austrisë.
Laura ishte bindëse ndaj kroates Nina Cvjetko.
Ndaj saj realizoi fillimisht hedhje për uazari e më pas e mbajti edhe për Ippon.
Laura po garon në kategorinë deri 63 kilogramë.