Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë.
Kuka garoi të shtunën në kategorinë deri 55 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë e mposhti xhudistin serb, Lazar Bogdanoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJoni është djali i kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka.
Ai nisi me fitore ndaj gjermanit Moritz Schubert. Më pas e mposhti edhe Djamil Kurbanovin që e përfaqëson Austrinë.
Në luftën e tretë, xhudisti i talentuar pejan humbi nga Celil Uyar i Holandës.
Në repesazh, Jon Kuka fitoi ndaj Yuval Fuchs të Izraelit, Yanis Semadi të Francës dhe në fund ndaj Bogdanoviqit.
Në kategorinë deri 55 kilogramë garuan 27 xhudistë.
Për Jon Kukën është sukses i rëndësishëm për zhvillim të mëtejme në karrierë. Për të është suksesi i parë në garat e rëndësishme për kadetë.
Jon Kuka është vetëm 15-vjeçar, ndërsa për të kjo ishte gara e parë serioze në grupmoshën U18. Dhe menjëherë fitoi medalje.

