Khamzat Chimaev është kampion i ri i padiskutueshëm në kategorinë e mesme në UFC. Chimaev të shtunën mbrëma në Chicago mposhti kampionin nga Afrika e Jugut, Dricus Du Plessis, me vendim unanim pas pesë raundeve.
Chimaev dominoi tërësisht përballjen mes dy luftëtarëve të pamposhtur në UFC. Të tre gjyqtarët ia dhanë fitoren 50:44 në favor të luftëtarit çeçen.
“Jam gjithmonë lumtur. Kurrë nuk kam një strategji, thjeshtë futem në luftë dhe punoj siç bëj në palestër. Ai është i fortë. Nuk arrita ta mbyllja para kohës. Respekt për të. Ai është kampioni i vetëm që përmendi emrin tim. Ai ka zemër të madhe”, ka thënë Chimaev.
Chimaev ka bilanc prej 15 fitore nga po aq duele në Arte Marciale të Përziera, ndërsa në UFC është 9:0.
Du Plessis ka bilanc prej 23 fitore e 3 humbje në MMA. Në UFC, që është seria më e madhe e MMA-t, ka tetë fitore e një humbje.