Fationa Kasapi është ndalur në luftën e dytë në garën Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.
Fationa garoi të premten në kategorinë deri 52 kilogramë. Në xhiron e parë e mposhti me Ippon austriaken Carina Klaus-Sternwieser.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë në xhiron e dytë pësoi me “Yuko” nga braziliania Gabriela Conceicao.
Lufta ishte e fortë, por në minutën e fundit braziliania realizoi aksion për “Yuko”. Dhe kohë për reagim më nuk kishte.
Të shtunën në kategorinë deri 63 kilogramë garon Laura Fazliu.
Ajo është bartësja e dytë në kategori, rrjedhimisht pretendente për medalje.