Karateistët e Kosovës kanë mësuar kundërshtarët në Kupën Botërore në konkurrencë ekipore, që do të mbahet në Spanjë nga 22 deri më 24 nëntor.
Shorti është tërhequr të hënën, ndërsa karateistet e Kosovës janë në Grupin C bashkë me Taipein Kinez, Hungarinë, Italinë dhe Ekuadorin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konkurrencën e meshkujve, Kosova është në Grupin C bashkë me Francën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kazakistanin dhe Greqinë. Dy vendet e para sigurojnë kalimin në çerekfinale.
Faza grupore, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet zhvillohen më 22 dhe 23 nëntor, ndërsa finalet dhe luftërat për medalje të bronztë do të zhvillohen më 24 nëntor.