Luftarake

Karateistet e Kosovës fitojnë të bronztën në Evropian

Karateiste

Karateistet e Kosovës kanë fituar medaljen e bronztë në garën ekipore në Evropianin që po mbahet në Jerevan të Armenisë. 

Në luftën për medalje të bronztë ato mposhtën 2:1 karateistet e Greqisë. 

Ekipi i Kosovës u përbë nga katërshja Elmedina Istogu, Vlera Qerimi, Fortesa Orana e Behije Mustafa. 

Për Kosovën është medalja e dytë të bronztë në Evropianin në Jerevan. Të bronztën e fitoi Betim Maliqi në kategorinë deri 75 kg.