Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Karateistët e Egjiptit më të suksesshmit në Botëror

Karateistet e Egjiptit

Karateistët e Egjiptit ishin më të suksesshmit në Kampionatin Botëror që përfundoi të dielën në Kajro.

Me tri të arta, karateistët e Egjiptit ishin të parët në renditje. Egjipti e fitoi edhe një medalje të bronztë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga një të artë e fituan Irani, Italia, Japonia, Turqia, Jordania, Uzbekistani, Franca, Gjermania e Hong Kongu. Asnjëri prej këtyre vendeve nuk ka fituar më shumë se tri medalje gjithsej, që është dëshmi e një kampionati goxha të balancuar.

Falë medaljes së argjendtë të Islam Selmanit në kategorinë deri 60 kilogramë, Kosova e ndanë vendin e 13-të me Kinën, Malajzinë, Marokun, Porto Rikon dhe Sllovakinë. Karateistë nga 31 vende kanë fituar medalje. Në Botëror është garuar për 12 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 24 të bronzta.

Për të garuar në Botëror është dashur të sigurohet norma. Gjithsej morën pjesë 384 xhudistë nga 86 shtete.