Karateistja kosovare Fortesa Orana e ka fituar medaljen e bronztë në “Karate 1 – Premier League”, garë që u mbajt në Kajro të Egjiptit.
Të dielën në luftë për medalje të bronztë në kategorinë mbi 68 kilogramë, Orana fitoi 4:3 ndaj karateistes italiane, Clio Ferracuti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrana fillimisht të shtunën e fitoi grupin e saj, duke realizuar tri fitore. Në gjysmëfinale u ndal nga karateistja egjiptiane, Haidi Mahgoub.
Garat e nivelit “Karate 1 - Premier League” janë prej më të mëdhave në karate. Krahas Oranës, Kosovën e përfaqësuan edhe Vlera Qerimi në kategorinë deri 68 kilogramë dhe Elmedina Istogu në kategorinë deri 61 kilogramë.
Qerimi dhe Istogu nuk u futën në zonën e medaljeve.
Federata e Karatesë e Kosovës njoftoi se me karateistet ishin kryetari Besart Baruti dhe sekretari Nazmi Gashi. Por jo edhe ndonjë trajner.