Ka nisur të premten në Pejë ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos.
Është ky një projekt i madh i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Projekti kushton 5,8 milionë euro, ka njoftuar MKRS-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt Qendra Nacionale e Xhudos vetëm do të plotësohet me objekte përcjellëse. Tashmë salla e xhudos, e njohur si Qendra Nacionale e Xhudos, është funksionale.
“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën, prandaj po krijojmë kushte të plota për ta. Ky projekt është edhe një falënderim i yni për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe për të gjithë ata që e kanë lartësuar shtetin me punën dhe sukseset e tyre. Qendra do të përfshijë sallën sportive, hapësira moderne për fitnes, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, akomodim për sportistët dhe stafin, hapësira për kujdes mjekësor dhe të gjitha hapësirat teknike të nevojshme për ngjarje dhe funksionim të përditshëm”, ka shkruar ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka shkruar se punimet kanë nisur të premten.
“Aty ku u ndërtuan pesë medaljet olimpike, prej tyre tri të arta, do të bëhet një qendër moderne për sportin e xhudos. E gëzofshim me shumë medalje e suksese të reja”, ka shkruar Kuka.



