Daniel Dubois u mbijetoi dy rrëzimeve, të parit pas vetëm 10 sekondave, për ta larguar nga froni Fabio Wardleyn, boksierin e gjakosur por të guximshëm.
Meçi mes tyre ishte një klasike emocionale e kategorisë së rëndë, ndërsa Dubois u bë kampion i botës për herë të dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWardley e rrëzoi bashkëkombasin e tij britanik me një të djathtë të fuqishme, ndërsa e rrëzoi edhe në raundin e tretë. Por Dubois mori veten dhe u përgjigj me një seri goditjesh të forta.
Wadley e kishte hundën e dëmtuar dhe njërin sy thuajse të mbyllur. Ai u lëkund nëpër ring, por ia doli të qëndroi në këmbë dhe vazhdoi të kundërpërgjigjej.
Dhe gjyqtari vendosi t’i jap fund meçit në raundin e 11-të. Wadley i shqetësuar u ul në gjunjë, ndërsa Dubois festoi titullin e kategorisë së rëndë në versionin WBO.
“Ishte luftë. Faleminderit Fabio për këtë, faleminderit. E di që kam zemër, kam zemër të fortë. Jam luftëtar”, tha Dubois.
Në fund të javës gjatë të cilës mentaliteti i Dubois u vë në pikëpyetje, 28-vjeçari i heshti kritikët me një shfaqje zemre dhe të fuqisë.
Dubois e shënoi fitoren e 23-të në boksin profesionist dhe e riafirmoi veten në krye të kategorisë. 31-vjeçari Wardley e pësoi humbjen e parë në 22 meçe.
Meçi arsyetoi pritjet e mëdha, ndërsa promotori Frank Warren konfirmoi se ka klauzolë për rimeç. Meçi u zhvillua të shtunën mbrëma në Manchester.
Wardley refuzoi të tërhiqej, pavarësisht se këmbët i dridheshin dhe gjaku i rridhte në fytyrë. Shumica e boksierëve do të tërhiqeshin në një gjendje të tillë, por Wardley ka krijuar reputacion për rikthimet dramatike. Këtë herë megjithatë ishte ndryshe. Mjeku shikoi lëndimet e ish-kampionit para raundit të tetë dhe e lejoi të vazhdonte. Por kur meçi u ndërpre në raundin e 11-të, në arenë kishte një ndjenjë lehtësimi.
Të dy boksierët megjithatë kanë dëshmuar se janë prej më të mirëve të kategorisë së rëndë.
“Fabio është djalë i qëndrueshëm, luftëtar i madh. E falënderoj për një meç të shkëlqyer. Ishte nder për mua të isha në ring me ty”, theksoi Dubois.
Nuk përjashtohet mundësia për një meç të tretë të Dubois me Oleksandr Usyk, apo një meç me Moses Itauman shumë të vlerësuar. Por edhe fituesi i duelit Anthony Joshua – Tyson Fury mund të lakmojë titullin që tani e ka Dubois.
Për Dubois është e rëndësishme që dëshmoi se ende është prej boksierëve kryesorë të kategorisë së rëndë.