Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Donjeta Sadiku në finale të turneut “Strangja”

Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në finale të turneut të madh ndërkombëtar, “Strangja”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 60 kilogramë, të premten pasdite, Donjeta u përball me turken Evin Erginoguz. Ndaj saj dominoi plotësisht në të tri raundet për fitore 3:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Donjeta tashmë i ka dy fitore në “Strangja” që është prej turneve më të mëdhenj të boksit amator.

Në finale, të dielën, Donjeta përballet me boksieren nga Kazakistani, Rimma Volossenko.