Boksierja Donjeta Sadiku është kualifikuar për në finale të turneut prestigjioz të boksit amator “Strangja”, që po mbahet në Sofje.
Sadiku e siguroi finalen pas fitores ndaj egjiptianes Ayyad Yomna, të cilën e mposhti pas tre raundesh deri në kategorinë 60 kilogramë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara gjysmëfinales, Sadiku regjistroi dy fitore të rëndësishme ndaj çekes Barbora Maxova dhe ukrainases Veronika Korets.
Donjeta tashmë ka siguruar medaljen, por e synon të artën. Vjet e fitoi të artën në këtë turne, që është më i vjetri i boksit amator në Evropë.
Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 14:00.