Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Donjeta Sadiku fiton të artën në turneun “Strangja”

Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.

Bëhet fjalë për turneun më të vjetër të boksit amator në Evropë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta e mposhti boksieren nga Kazakistani, Rimma Volossenko. Ndaj saj dominoi plotësisht për fitore 5:0.

Donjeta ka shënuar tri fitore në turneun në Sofje të Bullgarisë.

Medalje të bronzta kanë fituar Loris Idrizi e Bashkim Bajoku. Lorisi e kishte një fitore e një humbje, ndërsa Bashkim Bajoku kaloi kundërshtarin e parë pa luftë, ndërsa u ndal nga i dyti. Kundërshtari i parë i tij nuk e arriti peshën.