Boksierja më e mirë në vend, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë garimin në turneun ndërkombëtar "Strangja" në Sofje të Bullgarisë.
Të mërkurën pasdite në kuadër të xhiros së dytë në kategorinë deri 60 kilogramë, Donjeta fitoi ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDonjeta dominoi në të tri raundet për fitore bindëse, 5:0.
Të gjithë gjyqtarët e vlerësuan Donjetën bindshëm më të mirë.
Me fitore, Donjeta kaloi në çerekfinale. Ajo vjet e ka fituar tē artën në " Strangja" që është turneu më i vjetër i boksit amator në Evropë. Ky është edicioni i 77-të i turneut.
Në kategorinë deri 60 kilogramë janë 10 boksiere.
Në Sofje të Bullgarisë kanë boksuar edhe Shpëtim Bajoku e Taulant Jakupi. Të dy janë mposhtur në duelet e para. Bajoku garoi në kategorinë deri 70 kilogramë dhe u mposht nga boksieri i Gjermanisë, Randy Botikali.
Ndërkohë Jakupi boksoi në kategorinë deri në 90 kilogramë dhe pësoi nga boksieri i Italisë, Dean Nwokedi.
Në "Strangja" po garojnë mbi 300 boksierë.