Distria Krasniqi ka vazhduar dominimin në Grand Prix të Zagrebit.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg fitoi bindshëm me Ippon ndaj italianes Gaia Stella.
Lufta zgjati 2 minuta.
Distria me dy fitore bindëse, kalon në gjysmëfinale në Zagreb
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të garës Grand Prix në Zagreb.
Distria është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë.
Në xhiron e parë e mposhti për vetëm 22 sekonda brazilianen Amanda Lima. Ndaj saj realizoi Ippon të bukur.
Me Ippon të bukur, për 2:15 minuta e mposhti edhe francezen Baldnine Pont.
VIDEO: