Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka kaluar në gjysmëfinale të turneut të boksit “Stranxha” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Sadiku e kategorisë deri 60 kilogramë mposhti Tursynbek Alnar nga Kazakistani.
Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, Sadiku mundi bindshëm me rezultat 5:0 kundërshtaren e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysmëfinale. Më 28 shkurt për kundërshtare ka boksieren nga Turqia Erginoguz Evin. Duhet cekur se kjo është medalja e parë pas më shumë se 40 vitesh në turneu "Stranxha”.
Donjeta gjithnjë e më shumë po tregon se nuk është rastësisht ndër boksieret më të mira në botë në kategorinë 60 kg.”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
Të mërkurën në ring u ngjit edhe boksieri i kategorisë deri 86 kilogramë, Taulant Jakupi. Por ai humbi nga bullgari, Boldirev Semion.
Për herë të fundit medalje në turneun “Stranxha” kishte fituar Mehmet Bogujevci. Ai e pati fituar medaljen e artë.