Besim Brahimi është dënuar me ndalesë të ushtrimit të funksionit të trajnerit në garat e organizuara nga Federata e Boksit e Kosovës për periudhë dyvjeçare.
Vendimin e mori të premten Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata më 28 mars pranoi ankesë nga ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymeri. Ai ishte ankuar për “kërcënim e fyerje gjatë turneut ‘Pavarësia’”.
Besim Brahimit më 21 shkurt i ishte shqiptuar masa disiplinore e mosushtrimit të funksionit për një vit dhe tani kjo periudhë është zgjatur në dy vjet.
Brahimi është trajner i klubit Gollaku dhe prej më të vlerësuarve në vend. Më herët ishte edhe selektor.
Së fundi janë rritur telashet në komunitetin e boksit në vend.