Bashkim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë në Kosovë për vitin 2024. Ndërkohë Donjeta Sadiku u shpall boksierja më e mirë.
Federata e Boksit e Kosovës të premten shpalli më të mirët e vitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajoku ka pasur suksese në disa turne ndërkombëtare, ndërsa Sadiku u paraqit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” ku e shënoi një fitore.
Besim Brahimi është shpallur trajneri më i mirë, ndërsa Latif Demolli gjyqtari më i mirë i vitit. Agron Kamberi është punëtori më i dalluar, ndërsa Nitro nga Ferizaj u shpall klub i vitit.