Suedia po e vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian të futbollisteve në Zvicër. Të shtunën mbrëma në Zurich, Suedia fitoi 4:1 ndaj Gjermanisë, njërës pre përfaqësueseve më të mira në botë.
Kosovare Asllani ishte kapitene dhe udhëhoqi mesfushën e Suedisë në këtë fitore të madhe. Asllani në minutën e 12-të asistoi për 1:1, ndërsa lojtaret e Suedisë më pas i shënuan edhe tre gola të tjerë.
Gjermania luajti me një lojtare më pak prej minutës së 31-të.
Suedia ka fituar më herët edhe ndaj Danimarkës e Polonisë. Në çerekfinale avancon nga pozita e parë në grupin C. Gjermania avancon nga pozita e dytë.
Asllani, që tani i ka 202 ndeshje e 49 gola me Suedinë, luajti deri në minutën e 56-të. U largua pasi u sigurua fitorja, ndërsa pritet të jetë bartëse edhe në ndeshjet e fazës nokaut.