Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, mori besimin për të qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos (EJU) edhe për një mandat.
Kuka ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv, si njëri prej drejtorëve sportivë, edhe deri më tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKongresi i 76-të i rregullt i EJU-së u mbajt të shtunë në Budapest. Gjatë kongresit u zgjodh edhe Komiteti i ri Ekzekutiv.
Laszlo Toth është president i EJU-së, ndërsa më Komitetin Ekzekutiv të tij është edhe Agron Kuka.
Në Federatën e Xhudos së Kosovës e vlerësojnë me shumë rëndësi që të jenë të prezantuar në nivelin më të lartë të Unionit Evropian.
Xhudoja kosovare çmohet në EJU dhe në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos për shkak të nivelit superior që kanë nxënësit e kryemjeshtrit Driton Kuka.
Këtë vit, Kosova i fitoi dy medalje olimpike në Paris. Tashmë xhudistet kosovare i kanë pesë medalje olimpike, ndërsa lista e medaljeve botërore e evropiane është shumë, shumë e gjatë.