Farat e lulediellit pëlqehen nga shumë persona dhe ato përmbajnë shumë vlera ushqyese. Dietologët rekomandojnë që ato të konsumohen rregullisht, shkruan India.com.
Farat e lulediellit, përmbajnë proteinë, yndyra të shëndetshme, vitamina e minerale.
Ato kanë një aminoacid që quhet tryptophan, i cili ndihmon për gjumë më të mirë pasi ka efekt qetësues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto fara janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë tretjen më të mirë të ushqimit.
Farat e lulediellit përmbajnë antioksidant të fuqishëm dhe substanca të tjera që kanë efekte antiiflamatore, gjë që mund të parandalojë infeksionet e ndryshme.
Yndyrat e shëndetshme që gjenden në këto fara, ndihmojnë shëndetin e mirë të zemrës.
Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë E si dhe magnez, të cilat mbrojnë trurin.
Magnezi e fibrat që gjenden në këto fara rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak duke mbrojtur organizmin nga sëmundja e diabetit të tipit 2.