Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet më të mira për t’u konsumuar me stomak bosh

Ushqime

Pasi në mëngjes, kur stomaku është bosh, organizmit i duhen vlera ushqyese për të startuar, ka disa ushqime që dietologët po i konsiderojnë më të mira për këtë vakt, shkruan India.com

Si ushqim i mirë për ta nisur ditën janë bademet, sepse përmbajnë fibra, mundësojnë absorbim më të mirë të vlerave ushqyese nga ushqimet pasuese si dhe rrisin energjinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uji i vakët më limon është një tjetër startues i mirë për stomakun bosh për shkak që uji i ngrohtë ndikon mirë në stomak dhe rritë metabolizmin, ndërkohë që limoni e pajis organizmin me vitaminë C.

Një tjetër ushqim që njihet për vlerat ushqyese është veza, e cila përmban proteinat dhe fibrat e nevojshme për organizmin dhe konsiderohet si opsioni më i mirë për mëngjes.

Mollët janë po ashtu të mira për të nisur ditën, pasi janë të pasura me fibra.

Opsion tjetër është një pjatë më drithëra të pa papërpunuara, të cilat po ashtu përmbajnë shumë fibra.

Hurmat konsiderohen si një ndër ushqimet më të mira për nisjen e ditës, pasi që përveç fibrave ato përmbajnë shumë vlera ushqyese, ndër të cilat është sheqeri natyral, që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut.