Tensioni i gjakut duhet të jetë i ulët. Kështu e kërkon shëndeti i trurit dhe zemrës.
Një studim i kohëve të fundit, sugjeron se nëse tensioni i gjakut është pak më i lartë se sa duhet, mund të kthehet në një shkaktar të humbjes së kujtesës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas studimit, nëse tensioni sistolik i gjakut është mbi 13, atëherë kur të arrijë në moshën 50 vjeçare, gjasat që njeriu të preket nga skleroza rriten me 50 për qind.
Lajmi i mirë është se ulja e tensionit në nivelet e 12 me 8, që konsiderohet normale, ul rrezikun e humbjes së kujtesës dhe sklerozës me 15 për qind.
Gjetjet e studimit janë të rëndësishme sepse tregojnë se është në dorën e njeriut për të shmangur probleme serioze me trurin në të ardhmen.
Rëndësia e analizave mjekësore për tensionin e gjakut
Njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit duhet të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore.
Ata duhet edhe të konsultohen me një mjek që të ulin nivelet e tensionit të gjakut.
Dëmet që shkakton tensioni i gjakut në tru
Truri është i mbushur me enë të imëta gjaku që transferojnë oksigjenin dhe ushqyesit e nevojshme tek qelizat nervore.
Tensioni i lartë i gjakut shkakton dëme të fortë në këto enë të imëta.
Efektet e dëmshme e të njëpasnjëshme shkaktojnë probleme të mëdha në funksionet e trurit.
Rrjedhimisht, sa më agresiv të jetë trajtimi kundër tensionit të lartë të gjakut, aq më i mbrojtur është truri nga dëmet e pakthyeshme.
Sipas ekspertëve, niveli i përshtatshëm i tensionit që e mbron edhe trurin është 12 me 8.
Mbajtja nën kontroll e tensionit është e rëndësishme.
Pas një moshe të caktuar, ulja e tensionit në nivele normale bëhet e vështirë.
Vështirësitë janë të mëdha pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe barnave./AgroWeb.org