Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi i ri: Përdorimi i Pracetamolit gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për autizëm te fëmijët

Përdorimi i Paracetamolit

Një studim i madh i kryer në Danimarkë ka nxjerr përfundimin se përdorimi i Tylenol apo Paracetamol gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rritje të rrezikut për autizëm te fëmijët.

Studimi, i publikuar në JAMA Pediatrics, ka përfshirë mbi 1.5 milionë fëmijë të lindur mes viteve 1997 dhe 2022. Nga ta, rreth 31 mijë kishin qenë të ekspozuar ndaj këtij ilaçi në barkun e nënës, ka raportuar CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultatet treguan se autizmi u diagnostikua te 1.8 për qind e fëmijëve të ekspozuar dhe te 3 për qind e fëmijëve që nuk kishin qenë të ekspozuar.

Pra, nuk u gjet asnjë lidhje mes përdorimit të ilaçit dhe autizmit.

Studiuesit theksuan se ky përfundim mbeti i njëjtë edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si doza e ilaçit dhe periudha e shtatzënisë kur ishte përdorur.

Edhe një studim nga Suedia në vitin 2024 arriti në të njëjtin përfundim se nuk ka lidhje mes përdorimit të këtij ilaçi dhe autizmit.

Megjithatë, jo të gjitha studimet janë në të njëjtën linjë.

Një analizë amerikane në vitin 2025, që përfshiu 46 studime më të hershme, ka sugjeruar një lidhje të mundshme mes përdorimit të Paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe çrregullimeve të zhvillimit neurologjik, si autizmi dhe sëmundjes neurologjike të hiperaktivitetit, impulsivitetit e mungesës së vëmendjes (ADHD).

Por autorët e saj kanë sqaruar se kjo nuk provon që ilaçi i shkakton këto probleme.

Ata kanë rekomanduar që gratë shtatzëna ta përdorin vetëm kur është e nevojshme, në dozën më të ulët dhe për kohën më të shkurtër të mundshme.

Në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) po shqyrtohet vendosja e një paralajmërimi në etiketë për përdorimin e këtij ilaçi gjatë shtatzënisë, për shkak të dyshimeve për rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se gratë shtatzëna dhe foshnjat nuk duhet ta përdorin këtë ilaç për shkak të lidhjes me autizmin.

Këto deklarata janë kundërshtuar nga shumë organizata mjekësore, të cilat theksojnë se nuk bazohen në prova të forta shkencore.

Edhe sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka thënë se nuk ka prova përfundimtare që ky ilaç shkakton autizëm, por megjithatë duhet përdorur me kujdes.

Në përfundim, provat më të fundit shkencore sugjerojnë se përdorimi i Paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun për autizëm, por ekspertët rekomandojnë gjithmonë kujdes dhe përdorim të kufizuar vetëm kur është e nevojshme.