Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të zgjidhni çokollatën më të shëndetshme, sipas dietologëve

çokollata

çokollata

Çokollata nuk është vetëm një ëmbëlsirë, nëse zgjidhet si duhet, ajo mund të ketë edhe përfitime për shëndetin. Por jo çdo çokollatë është e njëjtë.

Eating Well ka intervistuar pesë dietologë, të cilët bien dakord për një rregull kryesor: zgjidhni çokollatë me përmbajtje të lartë kakaoje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

1. Zgjidhni çokollatë me të paktën 70 për qind kakao

Sipas ekspertëve, sa më e lartë përqindja e kakaos, aq më e shëndetshme është çokollata.

“Çokollata e zezë përmban më shumë kakao dhe përbërës të dobishëm si flavonidet që ndihmojnë shëndetin”, ka thënë dietologia Shaira Daya.

Ndërsa Talia Follador ka shtuar se çokollata me rreth 70 për qind kakao ose më shumë ka më shumë antioksidantë që lidhen me shëndetin e zemrës dhe me metabolizmit.

2. Shikoni përbërësit, sa më pak, aq më mirë

Dietologia Brittany Brown këshillon që kakaoja të jetë përbërësi i parë, jo sheqeri.

Ndërsa Kelly Burgess sugjeron që çokollata që zgjidhni të ketë sa më pak përbërës.

“Zgjidhni çokollata me listë të shkurtër përbërësish, ideale - kakao, gjalpë kakaoje dhe pak sheqer”, ka thënë ajo.

Shtesat si arrat, frutat e thata apo edhe speci djegës mund të shtojnë fibra dhe vlera ushqyese.

3. Kujdes me sheqerin e shtuar

Çokollata përmban natyrshëm shije të hidhur, ndaj shpesh i shtohet sheqer.

“Disa produkte kanë aq shumë sheqer sa mund t'i zbehin përfitimet e kakaos”, ka paralajmëruar ekspertja Follador.

Për shembull:

1 copë çokollatë e zezë ( me 70 për qind) përmban rreth 7 g sheqer

1 copë çokollatë me qumësht përmban rreth 14 g sheqer

Përfitimet e çokollatës

Mbron qelizat
“Përbërësit natyralë të kakaos mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet”, ka shpjeguar Burgess.

Ndihmon zemrën
Flavonoidet në kakao mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

“Këta përbërës mund të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe të ulin inflamacionin”, ka thënë dietologia Stacy Woods.

Mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për diabet tip 2

Studimet tregojnë se konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë lidhet me rrezik më të ulët për diabet, por gjithmonë brenda një diete të balancuar.