Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet te gratë dhe burrat në mënyra të ndryshme.
Te gratë, diabeti mund të shfaqet në formën e infeksioneve dhe çekuilibrit hormonal që shpesh ndikojnë në sistemin riprodhues.
Edhe pse këto nuk mund të jenë një shenjë e sigurt e diabetit, ato mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme.
Disa nga simptomat që mund të tregojnë më shumë rreth diabetit te gratë:
Infeksion i traktit urinar
Shpesh diabeti ndikon në aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet.
Në këtë rast mund të bëjë që fshikëza e urinës të ketë probleme me zbrazjen e plotë, gjë që nganjëherë çon në infeksion të traktit urinar te gratë.
Ju mund të vini re një nevojë të vazhdueshme për të urinuar dhe një ndjesi djegieje sa herë që urinoni.
Sindroma e vezoreve policistike
Sindroma e vezoreve policistike është gjithashtu e lidhur ngushtë me diabetin e tipit 2.
Për shkak se kjo sindromë bën që trupi juaj të prodhojë më shumë insulinë, gjë që mund të ndikojë në shfaqjen e diabetit, veçanërisht tek gratë mbi 40 vjeç.
Simptomat e përbashkëta të grave dhe burrave
Disa simptoma shfaqen njësoj si tek burrat dhe gratë janë :
urinim i shpeshtë
uri ose etje e vazhdueshme
lodhje
mpirje në duar ose këmbë
shikim i paqartë
humbje ekstreme e peshës
Diabeti te gratë shtatzëna
Diabeti gjatë shtatzënisë quhet ndryshe diabeti gestacional.
Sipas mjekëve, ai shfaqet në tremujorin e dytë dhe testimi kryhet midis javës së 24 dhe 28 të shtatzënisë.
Diabeti gestacional mund të menaxhohet me një regjim të rregullt ushtrimesh dhe një regjim të shëndetshme ushqimor, megjithëse ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të merret edhe insulinë.
Për sa kohë që gjendja trajtohet, rreziku i komplikimeve anësore gjatë shtatzënisë është i ulët.
Megjithatë është e këshillueshme që edhe pas shtatzënisë të monitoroni nivelin e sheqerit në gjak, pasi gratë me këtë lloj diabeti janë më të prira për të zhvilluar diabet të tipit 2 edhe më vonë gjatë jetës./ AgroWeb.org