Lifestyle

Shenjat e hershme të demencës që shfaqen me ndryshime të dukshme në sjellje

Demenca

Në fazat fillestare të sëmundjes Alzheimer, që është forma më e zakonshme e demencës, simptomat nuk kufizohen vetëm te humbja e kujtesës, ka raportuar GetSurrey.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS), problemet me kujtesën mund të shfaqen si:

-Humbja ose vendosja e sendeve në vende ku nuk përkasin

-Harresa e emrave të vendeve dhe objekteve

-Vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura për të përshkruar diçka

-Gjithashtu, njerëzit mund të harrojnë biseda të fundit dhe të bëjnë të njëjtat pyetje vazhdimisht.

Por, NHS kanë bërë të ditur se shpesh ka edhe ndryshime në humor dhe sjellje që shfaqen herët, si rritje e ankthit dhe momentet e konfuzionit.

Sipas NHS-së, simptomat e sëmundjes Alzheimer përparojnë ngadalë për vite me radhë.

Në fazat e ndërmjetme, kur pjesë të tjera të trurit preken nga grumbullimi jonormal i proteinave, shfaqen edhe simptoma të tjera si:

-Çorientimi, duke mos ditur kohën e saktë të ditës

-Humbja e rrugës dhe ndjesia e të qenit i humbur

-Probleme me gjumin

-Halucinacione (shikime ose dëgjime të rreme)

-Deluzione (bindje të pavërteta, apo perceptim të shtrembëruar të realitetit)

Gjithashtu, ndryshimet në humor thellohen më tej, duke shfaqur depresion, frustrim e nervozizëm.

Në këtë fazë, zakonisht personi me Alzheimer ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme për të përballuar jetën e përditshme, theksohet në raportin e NHS-së.

Çfarë mund të bëhet për sëmundjen Alzheimer?

Identifikimi i simptomave sa më herët mund të ndihmojë që trajtimi të fillojë më shpejt. Ekzistojnë disa ilaçe që mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht dhe t’i ndihmojnë pacientët të jetojnë më rehat me këtë gjendje.

Ilaçet ndihmojnë duke rritur nivelin e një substance në tru të quajtur acetilkolinë, e cila përmirëson komunikimin mes qelizave nervore.

Si të ulet rreziku për Alzheimer?

Përmirësimi i shëndetit kardiovaskular mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar sëmundjen Alzheimer.

Kjo përfshin:

Kufizimin e konsumimit të duhanit dhe të alkoolit

Duhet konsumuar ushqim i shëndetshme dhe i balancuar

Duhet bërë ushtrime fizike për të paktën 150 minuta në javë

Duhet të kontrollohet shpesh tensioni i gjakut.