Richard Quinn mblodhi së bashku një seri pamjesh ekstra dramatike me temë funerali të zi, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.
Ky koleksion shfaqi punën më të mirë të Quinn. Ai është i njohur për ngjyrat dhe printet e ndryshme por kësaj radhe ai shfaqi një anë tjetër të tij duke punuar vetëm me një ngjyrë, duke i treguar botës se është i aftë edhe në atë pjesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22 veshjet e para ishin të mbuluara të gjitha me dantellë të zezë të cilat u punuan nga gjashtë anëtarët kryesorë nga ekipi i Quinn dhe nga 20 ndihmës të tjerë.
Ai shfrytëzoi të gjitha elementet e një veshjeje sa më dramatike, duke krijuar pallto të zeza, imitim të fustaneve të zeza nga vitet 1950, pelerina të gjera dhe një fustan tunikë prej kadifeje me një karficë të madhe vezulluese.
Të gjitha fytyrat e modeleve ishin plotësisht të errësuara me vello dantelle ose të maskuara në rrjetë. Te njëra prej modeleve dallohej një kurorë e vogël e zezë.
Megjithatë, finalja e shfaqjes e riktheu një nuse, në të bardhë, me një spërkatje të madhe lulesh. Dasmat janë bërë shtylla kryesore e biznesit të Quinn-it.