Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Proteina në zorrë që ka fuqi t'i neutralizojë bakteret, shpresë për trajtimin e inflamacionit

Mikrobiomi i zorrëve

Mikrobiomi i zorrëve

Shkencëtarët kanë zbuluar se një proteinë e veçantë në zorrë, e quajtur Intelectin-2, luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit nga bakteret. Ky zbulim mund të ndihmojë në të ardhmen për trajtimin e sëmundjeve si sëmundjet inflamatore të zorrëve, ka shkruar ScienceAlert.

Intelectin-2 bën pjesë në një grup proteinash të quajtura Lectins, të cilat lidhen me molekula të caktuara sheqeri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas studiuesve nga "Massachusetts Institute of Technology" kjo proteinë vepron në dy mënyra:

-Forcon shtresën mbrojtëse të mukozës në zorrë, duke lidhur molekulat e saj dhe duke krijuar një barrierë më të fortë

-Nëse kjo barrierë dëmtohet, ajo kap dhe neutralizon bakteret, duke ndaluar rritjen e tyre ose duke i shkatërruar.

Pra Intelectin-2 vepron si një “mbrojtës i dyfishtë”, pasi forcon barrierën e zorrëve dhe lufton bakteret kur ato depërtojnë.

“E veçanta është se kjo proteinë funksionon në dy mënyra plotësuese. Ajo stabilizon shtresën e mukozës dhe, nëse kjo shtresë dëmtohet, mund të neutralizojë drejtpërdrejt bakteret”, ka thënë kimistja Laura Keissling.

Studiuesit kanë analizuar baktere nga njerëz dhe minj, si dhe versionet e izoluara të proteinës në laborator.

Ata kanë zbuluar se Intelectin-2 lidhet me një sheqer të quajtur galaktozë, që gjendet si në mukozë ashtu edhe në sipërfaqen e disa baktereve.

Kur kjo proteinë kap bakteret, ato fillojnë të shpërbëhen me kalimin e kohës, sepse dëmtohet membrana e tyre e jashtme.

E rëndësishmja është se ajo mund të neutralizojë edhe baktere rezistente ndaj antibiotikëve, si Staphylococcus aureus (që mund të shkaktojë infeksione të rënda) dhe Klebsiella pneumoniae (që shkakton pneumoni dhe infeksione të tjera).

Ky zbulim është i rëndësishëm sepse hap një drejtim të ri në luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve.

Shkencëtarët besojnë se në të ardhmen mund të krijohen trajtime që imitojnë veprimin e kësaj proteine ose rrisin funksionin e saj natyral në trup.

Gjithashtu, studime të mëparshme kanë lidhur një proteinë të ngjashme, Intelectin-1, me sëmundjen e Crohnit, duke treguar se këto proteina janë thelbësore për shëndetin e zorrëve.

“Përdorimi i proteinave që trupi tashmë i përdor për t’u mbrojtur nga bakteret është një qasje shumë premtuese”, ka thënë Keissling.