Lifestyle

Pijet që rrisin imunitetin

Pijet që rrisin imunitetin

Janë disa pije që nutricistës po i konsiderojnë si shumë të mira për rritjen e imunitetit, raporton “EatThisNotThat”.

Pasi rreth 60 deri në 70% e trupit të njeriut përbehet nga uji, për çdo funksion që trupi kryen i nevojitet ai. Të pirit sasi adekuate të ujit çdo ditë është një fillim i mbarë nëse dikush dëshiron të ketë një imunitet të mirë në organizëm. Hidratimi bllokon formimin e baktereve e viruseve të ndryshme. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon trupin të absorbojë më mirë të mirat nga ushqimi.

Çaji i gjelbër njihet si antioksidant i fuqishëm duke zvogëluar mundësinë e infeksioneve në organizëm. Ai është i pasur më shumë polifenole e flavonide të cilat janë të mirë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës e të disa llojeve të kancerit.

Kefiri është pije e fermentuat që i përngjan jogurtit, e që bëhet nga shumë lloje të qumështit si ai i lopës e i deles. Ashtu si jogurti edhe kefiri përmban probiotik, që ndihmon në balancimin e mikrobeve të mira në stomak.

Kefiri përmban shumë veti antiiflamatore, antimikrobiale, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksione edhe atëherë kur trupi pëson ndonjë plagë të jashtme.

Çaji me  xhenxhefil dhe limon bëhet duke prerë copëza limoni e copëza të rrënjës së gjingjerit dhe duke i përvëluar me ujë të nxehtë. Më vonë mund të i shtohet edhe pak mjaltë për shije. Kjo pije përmban shumë vitaminë C dhe njihet si pije që ndikon mirë në pastrimin e zorrëve duke ndihmuar organizmin të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme si dhe infeksioneve.

Xhenxhefili ndihmon kundër të vjellave, ulë rrezikun ndaj kancerit, rregullon yndyrën në gjak e ul inflamacionin.

Lëngu i përbërë 100% nga portokalli e grejpfruti është i mirë të pihet kur një person ka ndonjë grip apo virus. Pasi kjo pije përmban shumë vitaminë C e folate, mund të ndihmojë trupin të luftojë infeksionet.

Lëngu i domates gjithashtu është antiiflamator shumë i fuqishëm dhe i ndihmon sistemit imunitar të luftojë shumë sëmundje. Domatja përmban shumë vitaminë C që njihet si vitamina kryesore që i duhet organizmit kundër inflamacioneve të ndryshme.