Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shëndet

Pesë mënyra për të humbur peshë pa ndier lodhje

Humbja e peshës së tepërt

Humbja e peshës së tepërt

Humbja e peshës kërkon përkushtim e dedikim, prandaj personat që janë në proces të humbje se peshës mund të ndihen të lodhur.

Në rrugëtimin e humbjes së peshës ka dietë, ushtrime, dedikim, përkushtim. Fillimet mund të jenë energjike, por me kalimin e kohës personi që është duke përshkuar këtë rrugë ndjen lodhje dhe për këtë gjë India.com ka renditur disa këshilla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilla e parë është të kontrollohet sasia e kalorive që konsumohen. Në mënyrë që pesha e tepërt të humbet, duhet të konsumohen më pak kalori e të djegën më shumë. Këshillohet që të mos fillohet menjëherë me pakësimin e kalorive por më gradualisht, duke u fokusuar në ushqime që përmbajnë vlera ushqyese për të cilat ka nevojë trupi.

Këshilla e dytë është balancimi i mikornutrientëve. Mikronutrientë janë karbohidratet, proteinat dhe yndyrat në shujta ushqimore. Karbohidratet sigurojnë energjinë, proteinat mbështesin ndërtimin e muskujve dhe yndyrat ndihmojnë prodhimin e hormoneve dhe absorbimin e vlera ushqyese. Në mënyrë që të humbet pesha e tepërt e të mos ndihet lodhja, duhet konsumuar karbohidrate komplekse si fasulet, tërshëra e drithërat e plota, proteina që nuk përmbajnë yndyra, si mishi i pulës pa lëkurë, mishi i lopës pa yndyrë, ushqimi i detit e vezët, si dhe yndyra të shëndetshme që mund të merren nga arroret dhe vajrat bimore.

Këshilla e tretë është marrja e sasisë adekuate të proteinave. Proteina është esenciale kur bëhet fjalë për humbjen e peshës sepse mundëson formim të mirë të muskujve dhe ndihmon metabolizmin. Duhet të konsumohen sasi të proteinave që i përshtaten nevojave individuale duke mos e tepruar.

Këshilla e katërt është fokusimi në ushqime që kanë vlera ushqyese si  vitamina, minerale e antioksidant në mënyrë që trupi të marrë energjinë e nevojshme. Duhet të konsumohen shumë fruta e perime si dhe të tjera ushqime si drithërat në mënyrë që trupi të mos pësojë lodhje.

Këshilla e pestë është hidratimi i rregullt. Pirja e ujit është e domosdoshme kur bëhet fjalë për humbjen e peshës së tepërt dhe mbajtjen e energjisë trupore në nivelin e duhur. Dehidrimi mund të çojë në lodhje të jashtëzakonshme dhe të rrit mosfunksionimin normal të trurit duke shkaktuar harresë. Duhet pirë ujë rregullisht përgjatë ditës duket limituar konsumimin e pijeve me sheqer të shtuar.