Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Miu Miu” po e shndërron librin në simbol statusi dhe intelekti

"MiuMiu"

"MiuMiu"

“Miu Miu” po u jep librave një rol të ri në botën e modës. Sipas revistës ELLE, brendi i njohur Italian në pronësi të disenjatores së njohur, Miuccia Prada, po e bën librin si simbol statusi dhe intelekti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brendi ka organizuar një ngjarje disaditore në Milan, që ishte një kombinim mes një konference akademike dhe një spektakli vizual.

 Aktiviteti u mbajt në kuadër të “Salone del Mobile” dhe ishte edicioni i katërt i “Literary Club” klubit të letërsisë, apo klubit të lexuesve të “Miu Miut”.

Katherine Angel, autore dhe psikologe, e ka përshkruar përvojën si diçka krejt ndryshe nga ajo që është mësuar.

Katherine Angel, autore dhe psikologe.

“Ka qenë pak sureale, sepse unë zakonisht nuk marr pjesë në ngjarje mode. Ishte një publik krejt tjetër për mua”, ka thënë ajo.

E mësuar me ambiente akademike dhe diskutime librash, Angel u gjend në një botë të re, ku përveç studiuesve kishte edhe influencerë dhe figura të njohura të modës si Alexa Chung dhe Emma Corrin.

Alexa Chung
Emma Corrin

“Ndihesha sikur po vëzhgoja një botë me të cilën nuk kam shumë kontakt. Por njerëzit ishin shumë të vëmendshëm dhe të interesuar për diskutimet. Salla ishte plot dhe publiku shumë i angazhuar”, ka thënë ajo.

Në vitet e fundit, moda ka filluar të afrohet gjithnjë e më shumë me letërsinë. Nga klubet e leximit të modeles Kaia Gerber, te krijuesit e modës që eksperimentojnë me shkrim, librat po bëhen pjesë e identitetit kulturor të brendeve.

Por ngjarja e “Miu Miut” ishte ndryshe, më akademike dhe më e thellë.

ELLE ka shkrur se brendi ka mbledhur studiues, autorë dhe mendimtarë, duke krijuar një atmosferë që i ngjante një konference shkencore, por me estetikë mode.

Tema e këtij viti ishte “Politics of Desire” (Politikat e dëshirës)

Gjatë tri ditëve u diskutuan vepra si  “A Girl’s Story” nga Annie Ernaux dhe “Changes: A Love Story” nga Ama Ata Aidoo.

Ndërkohë, studiuesja Olga Goriunova mbajti një ligjëratë me titull “Desire After AI”.

Ngjarja u zhvillua në “Circolo Filologico Milanese” dhe u kurua nga studiuesja Olga Campofreda.

Në ditën e fundit, hapësira u kthye në një bibliotekë të kuruar, me libra të zgjedhur nga filozofja feministe Rosi Braidotti.

Katherine Angel ka lexuar pjesë nga libri i saj “Tomorrow Sex Will Be Good Again” dhe ka zhvilluar një diskutim mbi pëlqimin dhe marrëdhëniet, së bashku me kritiken e filmit Eliza Cuter.

“Folëm për çështje besimi, nëse njerëzit mund të kenë ende besim në sistemet që i rrethojnë, por edhe në marrëdhëniet personale, duke marrë parasysh gjithë ato gjëra të rënda që shohim në lajme dhe përvojat e dhunës seksuale”, ka shpjeguar ajo.

Angel ka lexuar edhe një pjesë nga libri i saj i ardhshëm, duke e përshkruar si: “mjaft poetik, pak i çuditshëm dhe ndryshe nga çka kam bërë më parë”.

Ajo ka vlerësuar edhe diversitetin e pjesëmarrësve.

“Kishte njerëz nga të 20-at deri në të 70-at, nga prejardhje dhe kultura të ndryshme. Kjo ishte shumë pozitive, sepse në shumë ambiente akademike mungon ky diversitet”, ka thënë Angel.

Ndërsa nuk pati sesion pyetje-përgjigje, ajo pati mundësi të bisedojë me pjesëmarrës që ishin të interesuar për temat e trajtuara.

Angel ka theksuar se, ndonëse intelektualizmi ndonjëherë rrezikon të bëhet thjesht estetikë, kjo ngjarje kishte një ndjesi më njerëzore dhe reale.

Ajo e ka krahasuar me rikthimin e interesit për gjëra fizike dhe të prekshme.

“Më kujton dyqanet e bukura të fletoreve dhe materialeve të shkrimit. Njerëzit po ndihen gjithnjë e më shumë të tërhequr nga kjo botë pa ‘fërkim’, dhe po kërkojnë diçka që mund ta prekin, ta ndiejnë. Librat, bisedat e vështira, bisedat e gjalla, janë pjesë e një rikthimi te diçka që na ka munguar. Ka një uri reale te të rinjtë për ide dhe mjete që i ndihmojnë të kuptojnë një botë që shpesh duket pa kuptim”, ka thënë ajo.