Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Metoda shtëpiake për t’i zhdukur buburrecat nga shtëpia

Buburrecat

Buburrecat mund të jenë makth i vërtetë për çdo familje, por disa përbërës mund të bëjnë mrekulli në eliminimin e tyre.

Shtëpitë, ushqimet dhe kopshtet mund të rrezikohen nga prezenca e buburrecave, por soda e bukës bën mrekulli, shkruan Mirror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një ekspert i çështjeve të pastrimit ka thënë se përdorimi i sodës së bukës apo sodës së shtëpisë mund t'i eliminojë me shpejtësi. Krejt çka duhet të bëni është merrni sodën dhe hidheni në vendin ku janë mbledhur buburrecat.

“Soda e bukës do të shkaktojë një reaksion të brendshëm kimik te buburrecat dhe do t'i mbysë kur ta konsumojnë”, ka thënë Ahmed Mezil.

Sipas tij, ka edhe helme të tjera që mund t'i largojnë ose mbysin buburrecat, por që soda është primare.