Ndërkohë që njerëzit e moshuar shpesh u thonë të rinjve që të mendojnë më pozitivisht sepse këto mendime do t’ua ndryshojnë jetën për të mirë, një studim i ri e ka thënë po të njëjtën gjë.
Times of India ka shkuar se kjo këshillë e të moshuarve u duhet të rinjve më me urgjencë se asnjëherë më parë.
Studimi i ri ka bërë të ditur se sa më shumë që dikush mendon negativisht e shqetësohet për të ardhmen, aq më shumë mund të kontribuojë për të në aftësitë njohëse të të rriturve më të vjetër.
Shkencëtarët kanë kohë që pyesin se çka nëse me të vërtetë mendimet e njerëzve, sidomos ato negative që vazhdimisht i kanë në kokë, mund të ndikojnë për të keq në pasuri, vëmendje e në arsye, ndërkohë që këta njerëz plaken?
Studimi i ri sugjeron se mendimet e vazhdueshme negative mund të jenë më shumë se vetëm të pakëndshme. Mund të jenë të lidhura më ngecje të funksionit të sistemit njohës te të rriturit më të vjetër.
Arsyeja pse kjo ka rëndësi është se, ndërkohë që dikush mund të flasë vazhdimisht për humbje të kujtesës, sëmundjen e Alzheimerit apo demencën, sjelljet psikologjike, si për shembull, mendimet negative në këtë rast, rrallë herë marrin rëndësinë që në të vërtetë e kanë. Duke i kuptuar këto sjellje, hapen dyert për parandalim të rënies së sistemit të aftësive njohëse.
Studimi që u bë në Wuhan të Kinës, ka përfshirë 424 të rritur të moshës 60 vjeçe e më të vjetër, ka gjetur lidhshmëri mjaft të madhe në mes të mendimeve të vazhdueshme negative dhe funksionit jo të mirë të aftësive njohëse.
Studiuesit, aftësitë njohëse i kanë matur me anë të një pyetësori (RNT) dhe matësin e aftësive njohëse përmes metodës Montreal Assessment Scale MoCA. Ata i kanë ndarë rezultatet e RNT-së në katër grupe dhe kanë parë që njerëzit me mendimet më negative patën funksion më të dobët të aftësive njohëse se sa ata që kishin më pak mendime të tilla.
Më i rëndësishmi ishte fakti që ky ndryshim qëndronte edhe pas përmirësimit të faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar, si mosha, edukimi, të ardhurat, sëmundjet kronike si dhe stilit apo mënyra e të jetuarit.
Studiuesit gjithashtu kanë bërë të ditur se rezultatet më të këqija i kishin njerëzit e moshës 60 deri në 79 vjeçe dhe ata që të paktën patën të kryer shkollën e mesme. Te ata mbi 80 vjeç apo ata që ishin shumë pak të shkolluar, korrelacioni ishte edhe më i dobët.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët lidhën mendimet negative me performancë të dobët të aftësive njohëse.
Edhe dy studime të tjera që janë bërë më herët, njëri në Universitetin e Californisë e tjetri në Universitetin e Barcelonës, kanë rezultuar me të njëjtën gjetje.
Sipas shkencëtareve kjo ndodh për shkak të stresit dhe përgjigjes psikologjike që shkaktohet nga mendimet negative. Këto mendime nxisin lirimin e hormonit të stresit, kortisolit, nxisin inflamacionin dhe rrisin tensionin e gjakut, të cilat me kalimin e kohës dëmtojnë shëndetin e sistemit nervor.
Faktorë të tjerë që ndikojnë për të keq janë edhe ndryshimi i biomarkerëve të trurit, edukimi dhe mosha.
Për parandalimin e kësaj, është e rëndësishme të bëhen kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që të mund të bëhet ndonjë ndërhyrje përmes terapive, medikamenteve apo përmes programeve për largimin e stresit.
Stili i jetesës po ashtu ka rëndësi duke filluar nga gjumi i mirë, aktivitetit fizik, përfshirja në ngjarje sociale dhe stimulimi i mendimeve pozitive.
Ani pse studimi që u bë në Wuhan ka konfirmuar edhe studimet e mëparshme rreth mendimeve negative, nuk është se s’ka pasur mangësi.
Nuk ka pasur mjaftueshëm pjesëmarrës të kulturave e popujve të ndryshëm.
Testet gjithashtu kanë pasur mangësi pasi disa nga të moshuarit mund të mos kenë raportuar për gjithçka që u është kërkuar në anketë për mendimet negative.
Edhe të dhënat afatgjata janë të nevojshme për të kuptuar së si mund të funksionojnë ndër vite aftësitë njohëse.