Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kurrë mos i bëni këto veprime nëse keni hemorroide

Hemorroidet

Një pjesë e madhe e njerëzve përballen me problemin e hemorroideve, e kjo në shumicën e rasteve për shkak të ushqimit jo të shëndetshëm dhe ushtrimeve të pakta fizike.

Në një artikull të “Medicinenet”, rekomandohet që personat me këtë problem nuk duhet të qëndrojnë gjatë ulur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë mund të nxisë kruarjen dhe të shtojë dhimbjen.

Si dhe, nëse për orë qëndroni në një pozicion, ato mund të përkeqësohen.

Shmangni ushqimet e shpejta.

Ato mund të jenë shkaktare të hemorroideve dhe jo vetëm. Ushqimet e skarës dhe ato që përgatiten në pak minuta s'kanë shumë fibra dhe nuk janë të lëngshme, me ç'rast mund të ndikojë në përkeqësim.

Pra, rekomandohet të hani ushqime me fibra dhe të pini shumë ujë.

Ulni stresin. Stresi është një prej shkaktarëve që ndikon që hemorroidet të shfaqen. Qetësoni veten, merruni me aktivitete fizike dhe mos u stresoni.