Gjaku i një burri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili qëllimisht e ka injektuar veten me helm gjarpri për gati dy dekada, ka quar drejt një kundërhelmi “të pakrahasueshëm” sipas shkencëtarëve, ka raportuar “BBC”.
Antitrupat e gjetur në gjakun e Tim Friedes kanë treguar se mbrojnë nga dosa fatale të shumë specieve në testimet që janë bërë te kafshët.
Terapitë e tanishme duhet t’u përshtaten specieve specifike të gjarpërinjve nëse dikush është kafshuar.
Por, misioni 18-vjeçar i Friedes mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në gjetjen e një kundërhelmi universal kundër të gjitha kafshimeve të gjarpërinjve – të cilët vrasin deri në 140,000 njerëz në vit dhe trefish më shumë detyrohen të amputojnë pjesë të trupit.
Në total, Friede ka përballuar më shumë se 200 kafshime dhe më shumë se 700 injektime të helmeve që i ka përgatitur nga disa prej gjarpërinjve më vdekjeprurës, duke përfshirë edhe shumë lloje gjarpërinjsh mamba, kobra, taipanë dhe kraitë.
Ai në fillim dëshironte të ndërtonte imunitetin e tij në atë mënyrë që të mbronte vetën kur përballej me gjarpërinj, e këto t’i dokumentonte në YouTube.
Por ish-mekaniku i kamionëve deklaroi se ai kishte “gabuar rëndë” në fillim, kur dy kafshime të kobrave, njëra pas tjetrës, e lanë në komë.
“Nuk doja të vdisja. Nuk doja të humbja një gisht. Nuk doja të humbja punën”, tha ai.
Motivimi i Friedes ishte të zhvilloheshin terapi më të mira për pjesën tjetër të botës.
“Do të doja të kisha pak nga gjaku juaj”
Aktualisht kundërhelmi prodhohet duke injektuar dosa të vogla të helmit të gjarprit në kafshë, siç janë kuajt. Sistemi i tyre imunitar e lufton helmin duke prodhuar antitrupa dhe ata shfrytëzohen për terapi.
Por helmi dhe kundërhelmi duhet të përshtaten shumë sepse toksina në një kafshim helmues dallojnë nga një specie në tjetrën.
Po ashtu, ka lloje të ndryshme brenda specieve të njëjta – kundërhelmi i prodhuar nga gjarpërinjtë në Indi është më pak efektiv kundër species së njëjtë në Shri Lanka.
Një ekip i studiueseve filloi të studiojë për një të tip të mbrojtjes imunitare që quhej antitrupa neutralizues. Në vend se të kenë cak atë pjesë të toksinës që e dallon, ata kanë shënjestrojnë pjesë që janë të njëjta me të gjitha klasat e toksinave.
Ky ishte momenti kur Jacob Glanville, shef ekzekutiv i kompanisë bioteknologjike “Centivax”, dëgjoi për Tim Friede.
“Menjëherë thash ‘nëse dikush në botë i ka zhvilluar këto antitrupa neutralizues, duhet të jetë ai’ dhe unë e kontaktova”, ka deklaruar Glanville.
“Në thirrjen e parë, thash se “kjo mund të jetë pak e sikletshme, por do të doja të kisha pak nga gjaku juaj”, shtoi ai.
Friede u pajtua dhe studimit i ishte dhënë aprovimi etik sepse studimi kërkonte që t’i merrej vetëm gjak, në vend se t’i jepej atij më shumë helm.
Studimi u fokusua në elapidet – një nga dy familjet e gjarpërinjve helmues – siç janë gjarpërinjtë koralorë, mambat, kobrat, taipanët dhe kraitët.
Elapidët në fillim përdorin neurotoksina në helmin e tyre, të cilat paralizojnë viktimën e tyre dhe është fatale pasi ndalon muskujt që nevojiten për të marrë frymë.
Studiuesit zgjodhën 19 elapidë të identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si gjarpërinjtë më vdekjeprurës në planet. Ata filluan të kërkonin më pas në gjakun e Friedes për efekte të mbrojtjes.
Puna e tyre ka identifikuar dy antitrupa neutralizues që mund të kishin cak dy klasa të neurotoksinave.
Ata shtuan aty një ilaç që ka cak një të tretën për të prodhuar koktejin e tyre të kundërhelmit.
Në eksperimente mbi minjtë, kokteji bëri që kafshët të mbijetonin doza fatale nga 13 specie prej 19 specieve të gjarpërinjve helmues. Ata kishin mbrojtje të pjesshme prej 6 të mbeturve.
Kjo është një gamë mbrojtjeje “e pakrahasueshme”, sipas Glanville, i cili tha se “me shumë gjasë mbulon një pjesë të madhe të elapidëve për të cilët aktualisht nuk ka kundërhelm”.
Po ashtu, ekipi po mundohet të përpunojë më tej antitrupat dhe të shohë nëse shtimi i një elementi të katërt mund të çojë në mbrojtjen e plotë nga helmi i gjarpërinjve elapid.
Klasa tjetër e gjarpërinjve – nepërkat – më shumë mbështetet në hemotoksina, që sulmojnë gjakun, e jo sikur neurotoksinat. Si përfundim ka shumë klasa të gjera të toksinave në helmin e gjarpërinjve, që po ashtu përfshinë citotoksinat që vrasin direkt qelizat.
“Mendoj se në 10 apo 15 vjetët e ardhshme ne do të kemi diçka efektive kundër të gjitha kategorive të toksinave”, ka deklaruar Peter Kwong, një nga studiuesit në Universitetin e Columbias.
Dhe gjuetia vazhdon brenda mostrave të gjakut të Friedes.
“Antitrupat e Timit janë me të vërtetë të jashtëzakonshme – ai e mësoi sistemin e tij imunitar të arrijë këtë njohje shumë, shumë të gjerë”, shtoi Kwong.
Shpresa përfundimtare është të kemi një kundërhelm të vetëm që mund të bëjë gjithçka, apo një injeksion për elapidët dhe një për nepërkat.
Nick Casewell, i cili është kreu i Qendrës për studime të kafshimeve të gjarpërinjve dhe intervenimeve në Shkollën e Liverpoolit për Mjekësi Tropikale, tha se gjerësia e mbrojtjes së raportuar është “sigurisht e re” dhe ofron “një provë të fortë” se kjo është një qasje e realizueshme.
“Nuk ka dyshim se kjo punë lëvizë këtë fushë përpara drejt një drejtimi emocionues”, shtoi ai.
Por ai shtoi se ka akoma “shumë punë për të bërë” dhe se kundërhelmi akoma ka nevojë për testime të gjera para se të përdoret te njerëzit.
“Jam duke bërë diçka të mirë për njerëzimin dhe ajo ishte shumë e rëndësishme për mua. Jam krenar për këtë. Është shumë ndjenjë e mirë”, ka thënë Friede.