Futboll

Galata barazon me Trabzonsporin

Galatasaray

Galatasaray ka barazuar pa gola me skuadrën e Trabzonsporit të shtunën në shtëpi.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë.

Galata ende nuk di për humbje këtë edicion. Është lider me 29 pikë. Numëron edhe nëntë fitore dhe dy barazime.

Trabzonspori është në pozitën e dytë me 24 pikë.

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, u paraqit deri në minutën e 83-të te Trabzoni.

Te mysafirët, mesfushori Benjamin Bouchouari, u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 90-të.

Galata ndeshjen e ardhshme në kampionat e luan më 9 nëntor me Koçaelisporin në udhëtim.

Ndërkohë, Trabzonspori një ditë më herët e pret Alanyasporin.