Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Djemtë e gjeneratës Z mendojnë se gratë duhet t’u binden burrave

Gen Z

Gen Z

Një sondazh global që ka përfshirë mbi 23.000 persona tregon se djemtë e lindur mes viteve 1997 e 2012 që i përkasin gjeneratës "Z" apo siç njihet ndryshe si Gen Z janë më të prirë të mendojnë se një grua duhet të bindet gjithmonë ndaj burrit të saj, ka raportuar The Telegraph.

Afërsisht 31 për qind e djemve të Gen Z kanë thënë se gruaja duhet të bindet gjithmonë, ndërsa 33 për qind mendonin se burri duhet të ketë fjalën e fundit për vendimet e rëndësishme në familje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është shqetësuese që qëndrimet ndaj barazisë gjinore nuk janë më pozitive, sidomos te djemtë e rinj. Ne duhet të sigurohemi që të gjithë të kuptojnë se barazia gjinore është përfitim për gjithë shoqërinë”, ka thënë Julia Gillard, kryetare e Global Institute of Women’s Leadership dhe ish-kryeministre e Australisë.

 

Julia Gillard

Në krahasim, djemtë e gjeneratës Baby Boomers (të lindur ndërmjet viteve 1946 e 1964) ishin më pak tradicionalë: vetëm 13 për qind mendonin se gruaja duhet të bindet gjithmonë dhe 17 për qind se burri duhet të ketë fjalën e fundit.

Te vajzat e Gen Z, 19 për qind mendonin se burrat duhet të vendosin për vendimet e rëndësishme, krahasuar me vetëm 6 për qind të Baby Boomers.

Për bindjen e gruas, 18 për qind e vajzave të Gen Z kanë thënë se duhet të bindej gjithmonë ndaj burrit, krahasuar me 6 për qind të Baby Boomers.

Djemtë e rinj dhe stereotipet tradicionale

Më shumë se 40 për qind e djemve të Gen Z mendonin se duhet të jenë fizikisht të fortë, edhe nëse nuk janë natyrshëm të mëdhenj.
Rreth 30 për qind e tyre thanë se nuk duhet t’u tregojnë miqve që i duan dhe 32 për qind mendonin se burrat duhet të zgjidhin problemet vetë, pa kërkuar ndihmë.

Gen Z dhe zakonet e vjetra të pijeve alkoolike dhe drogës

Një studim i pavarur ka treguar se besimi se Gen Z nuk pi alkool është mit. 
Rreth 68 për qind e të rinjve raportuan se kanë pirë shumë në një vit, dhe 29 për qind konsumojnë rregullisht gjashtë pije ose më shumë përgjatë një dalje.

Gjithashtu, 49 për qind e 23-vjeçarëve kanë përdorur kanabis dhe 32 për qind kanë provuar droga më të rënda, si kokainë, ketaminë dhe ekstazi.